KQZ: 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën, më 14 shkurt

1 javë më parë

KQZ: 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën, më 14 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të zhvillohen me 14 shkurt.

Në zgjedhjet e përgjithshme do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Janë gjithsej 888 qendra të vendvotimeve në krejt Kosovën”, ka thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka e cila po ashtu ka kërkuar verifikim final dhe të njoftohen të gjithë votuesit për këto qendra.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, tha se kanë filluar pranimi i kërkesave për certifikimin e vëshguesve të zgjedhjeve.

“E para kemi pranuar të gjitha raportet financiare të partive politike nga fushata për zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. Dhe e dyta kemi filluar të pranojmë kërkesa për cërtifikim për vëshzues të zgjedhjeve”, ka thënë ai.