Kosovës i shtohet edhe një investitor strategjik, projekti investues mbi 100 milionë euro

3 javë më parë

Kosovës i shtohet edhe një investitor strategjik, projekti investues mbi 100 milionë euro

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1. LLC”.

Duke u bazuar në rekomandimet e Grupit Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacionit, Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1.L.L.C.”, transmeton AktivPress.

Vlera e kapitalit të investimit strategjik është 100 milionë e 620 mijë euro që do të realizohet brenda periudhës pesë (5) vjeçare në zonat kadastrale Dubovc, Kolle, Shallc, Mihaliq, Buquk, Strofc dhe Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

Projekti investues është privat në fushën e energjisë dhe pronat në të cilat do të bëhet investimi strategjik janë në administrim të Komunës së Vushtrrisë dhe Agjencionit të Pyjeve të Kosovës.

AKTIV PRESS