Kosovarja me mbulesë, pilote në Kanada

4 javë më parë

Kosovarja me mbulesë, pilote në Kanada

Naime Avdyli Feta është gruaja me prejardhje nga Kosova, që ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote në Kanada.

Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale nga REL, Abdyli-Feta thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës, duke drejtuar ndonjë prej aeroplanëve me pasagjerë të tipit Boeing 737.

‘E kam apsur gjithmonë passion, është njëra nga gjërat që kam ëndërruar gjithmonë ta bëj qysh si fëmijë edhe pse kam menduar që është e pamundur të realizohet”, thotë ajo.

Naime Avdyli Feta ka emigruar drejt Kanadasë që nga mosha 11 vjeçe.