Kosovari i shumëkërkuar për vrasje në Gjermani kapet në Tiranë (VIDEO)

1 muaj më parë

Kosovari i shumëkërkuar për vrasje në Gjermani kapet në Tiranë (VIDEO)

Një kosovar i kërkuar në Gjermani për vrasje është arrestuar dje në një palestër në një qendër tregtare, ku ndaj tij  rezulton se gjykata gjermane ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë.

Në shtëpi gjatë kontrollit kosovarit i kanë gjetur dhe sekuestruar armë e drogë. Kosovari i arrestuar është identifikuar si Shkëlqim Kastrati 23-vjeç, raporton BalkanWeb, transmeton AktivPress.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.