Kosovarët, të “pazot” për shumë punë

3 javë më parë

Kosovarët, të “pazot” për shumë punë

Biznese të ndryshme në vend edhe gjatë këtij viti janë ballafaquar me mungesë të punëtorëve, edhe pse papunësia në Kosovë edhe më tej është e lartë.

Kosovarët vazhdojnë të ankohen se nuk po mund të gjejnë një punë, ndonëse më shumë se 12 mijë vende të lira të punës janë regjistruar gjatë këtij viti.

Për shumë punë kosovarët po dalin të jenë të pakualifikuar, andaj edhe sektorë të ndryshëm në vend po mbesin pa punëtorë.

Zyra për informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur për “Zërin” se sektorët ekonomikë kanë adresuar më së shumti kërkesa për vende të lira të punës.