Kosova, vend i dialogut në mes feve

4 vite më parë

Kosova, vend i dialogut në mes feve

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është vend i bashkëjetesës ndërmjet feve.

Sipas tij, vendi ynë është shembulli për Evropën dhe botën.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

“Në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, në darkën që Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka shtruar për arqipeshkvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, Kancelar i Madh i Institutit Papnor “Gjon Pali II” për studimet mbi martesën e familjen, ipeshkv i dioqezës së Terni-Narni-Amelias në Itali dhe bashkëthemelues i Komunitetit të mirënjohur të Sant’Egidio-s.

Diskutuam sërish për harmoninë ndërfetare si pasuri të paçmuar shumëvjeçare të Kosovës.

Kosova është vend i bashkëjetesës, harmonisë dhe dialogut në mes feve. Ky është themeli i shtetit tonë dhe shembulli që po i japim Evropës dhe botës.”/AktivPress