Kosova U16 shënon fitoren e parë në Evropian

1 javë më parë

Kosova U16 shënon fitoren e parë në Evropian

Kosova U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi.

Dardanët e rinj e kanë mposhtur Norvegjinë me rezultat 65:57 (10:18, 17:13, 22:12, 17:14), njofton FBK, transmeton Klan Kosova.

“Basketbollistët e rinj të Kosovës përveç në çerekun e parë, kanë qenë më të mirë se norvegjezët, duke shënuar fitoren e parë në Evropian, pas tri humbjeve. Eliot Peci shënoi 15 pikë, por lojtari i ndeshjes ishte Visar Ejupi me 12 pikë e plot 17 kërcime, kurse me nëntë pikë ndihmoi Enes Huduti”, thuhet në njoftim.

Ndeshja e fundit në grupe për Kosovën do të jetë të martën ndaj Suedisë.