1 vit më parë

Kosova rrezikon të mbetet “Republikë e Komandantëve”

Kosova rrezikon të mbetet “Republikë e Komandantëve”

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është deklarata më e përhapur në këto dy dekadat e fundit. Madje misioni i ambasadorit amerikan në Kosovë z. Greg Delawie ka qenë pikërisht: “Lufta kundër Krimit dhe Korrupsionit”. Ne këtë projekt, ai personalisht ka përkrahur deri në momentin kur kërcënimi është bërë shumë serioz. Nga ai moment as ambasadori nuk ka qëndruar prapa Elezit. Kjo në traditën tonë quhet TRADHTI. Pasi ia ka kthyer shpinën edhe ambasadori, gjithçka ka filluar të shkoi teposhtë.

Deklarimet e fundit të liderëve tanë e tregojnë këtë ndryshim. Qasja e tyre ka ndryshuar shumë ndaj këtij problemi që kur kanë filluar bisedimet në Bruksel.

Politika ndërkombëtare është fokusuar në diçka më të madhe dhe shumë më të rëndësishme – bllokimin e Serbisë të mos dal në Detin Adriatik.

Kështu që deklarata e fundit e Kryeministrit Haradinaj, për rastin Blakaj është emocionale dhe patriotike. Por asgjë politike dhe profesionale. Nuk është e lehtë të kthehesh në Kosovës kur je i kërcënuar nga 3 drejtime: 1. Ekstremistët, Pronto dhe “Veteranët”. Më e keqja, që ka familjen e kërcënuar – fëmijët dhe gruan.

Ndërsa, deklarimi i fundit i z. Aleksander Lumezit, është shumë i kujdesshëm që ta ruaj institucionin e Prokurorisë, por edhe mos të nxitë një konflikt të brendshëm ndërmjet institucioneve dhe politikanëve të fuqishëm. Për ta ruajtur një balancë që nuk ka balancë është vështirësia më e madhe që mund ta kaloi një udhëheqës. Mendoj që z. Lumezi gabon që mundohet të ruaj balancën. Në rastin aktual duhet të mbaj një anë.

Duhet të jemi të kujdesshëm edhe me qëllimin e z. Blakaj, se a e ka bërë për t’u kthyer më vonë në pozitën e Kryeprokurorit, apo pozite tjetër. Mendoj se ai është dashur të dal në publik dhe t’i thotë edhe popullit edhe shtetit në Kosovë se unë i kam këto kërcënime. Tash z. Lumezi mbanë përgjegjësi për të gjitha.

Sistemi drejtësisë në Kosovë nga rasti Blakaj, është në gjendjen më të keqe të mundshme. Që nga Lufta 1999 e deri me sot, nuk ka pas ngjarje më të rëndë në drejtësinë e Kosovës. I gjithë sistemi i drejtësisë është përçarë dhe degjeneruar, veçmas ai Prokurorial.

Tash shtrohet pyetja; nëse në rastet e përmendura të Prokurorit Blakaj ka pas kërcënime, atëherë cila Gjykatë apo Gjykatës do t’i gjykoi këto raste?!

Çfarë lloj kërcënimesh do t’i kenë gjykatësit që ekskluzivisht do t’i adresojnë veç e veç këto raste.

Maje kësaj çështje i qesin edhe deklarimet e udhëheqësve politik, të cilët vet tregojnë se sa janë të përfshirë dhe intervenojë në raste të ndryshme. Intervenime ka në të gjithë botën, por të paktën, intervenuesit, nuk dalin në publik duke e trumbetuar atë ndërhyrje.

Sistemi Gjyqësor i Kosovës tash është para një akti i cili jo vetëm që është problem politik, por edhe problem vendimmarrës. Këtu shtesë është edhe deklarata e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm Gjen. Sylejman Selimi – për të cilin dëgjova që tashme kane filluar kërcënimet ndaj tij dhe familjes. Uroj që nuk është e vërtetë.

Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të dalin me një qëndrim që jo vetëm e mbron institucionin, por edhe e garanton popullatën që duhet të ndjehen të sigurt.

Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë është detyrë e Presidentit. Sipas nenit 86, pika 2 – Presidenti i përfaqëson qytetarët e Kosovës. Presidenti ka obligim kushtetues të garantoj popullin për stabilitet të sigurisë dhe punë efektive të institucioneve të Kosovës.

Qytetarët e lëshuan Kosovën, nëse askush nuk i siguron ata.

Kosova do të mbetet “Republika e Komandantëve të Kosovës”.