Kosova pjesë e konferencës së FMN-së në Dubrovnik​

2 vite më parë

Kosova pjesë e konferencës së FMN-së në Dubrovnik​

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, është duke marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë e organizuar nga FMN-ja dhe Banka Nacionale e Kroacisë, e cila po mbahet në qytetin e Dubrovnikut.

Tema bosht e konferencës është “Përshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore”.

Në kuadër të konferencës, Hamza ka marr pjesë në një tryezë diskutimi me drejtoren Menaxhuese të FMN-së, Christine Lagarde, në të cilën ka folur për rolin që ka pasur FMN-ja për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Hamza ka theksuar që ndihma e FMN-së ka qenë domethënëse në funksion të zhvillimit të reformave strukturore, hartimit të legjislacionit modern në fushën e ekonomisë dhe financave dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore nëpërmjet asistencave teknike.

Ai ka përmendur as ndihmën financiare, duke kërkuar njëkohësisht konsistencë më të madhe në qëndrimet e FMN-së. /AktivPress