Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

3 muaj më parë

Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

Kosova ka përmbushur kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

“Sot datë 09 qershor 2020 në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian L 220/5, është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e parë që Kosova e fiton këtë të drejtë.

“Duke marrë parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2002/99/EC të 16 dhjetorit 2002 që përcakton rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, shpërndarjen dhe prezantimin e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor për import të dërgesave në BE bazuar në Vendimin 2007/777/EC, Komisioni Evropian përcakton listën e vendeve të treta nga të cilat është e lejuar hyrja e mallrave në BE. Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë”, thekson njoftimi.

AUV ka njoftuar se i është nënshtruar disa kontrolleve të përcaktuara nga BE-ja, për të marrë të drejtën e eksportit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas një pune të gjatë dhe jo të lehtë për përmbushjen e kritereve të kontrollit sipas rregullave të BE-së, dhe si autoritet garantues për sigurinë e produkteve ushqimore të prodhuara në Kosovë, iu është nënshtruar Auditimit të Komisionit nga ana e ekspertëve të dërguar nga BE, për të vlerësuar sistemet e kontrollit të agjencisë që ushtrohen mbi prodhimet e produkteve të mishit të shpendëve të destinuara për eksport në BE. AUV pas vlerësimit merr rezultat pozitiv që si autoritet shtetëror ka përmbushur të gjitha kushtet për të garantuar për sigurinë e produkteve që prodhohen në Kosovë, për fabrikat të cilat aplikojnë për eksport në BE”, thekson AUV.