Kosova ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Suedisë do t’i luajë në “Fadil Vokrri”

2 muaj më parë

Kosova ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Suedisë do t’i luajë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll këtë muaj do t’i ketë dy ndeshje.

Më 25 mars “Dardanët” do të përballet në ndeshjen miqësore me Lituaninë dhe tre ditë më pas më 28 mars do të luajë kundër Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Këto takime “verdh e kaltërit” do t’i luajnë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëvendëstrajneri i Kombëtares së Kosovës Muharrem Sahiti.

Por, ka mundësi që këto ndeshje të luhen pa praninë e tifozëve për shkak të situatës me pandeminë.

“UEFA i ka lejuar me protokollin e saj që në 30 përqind e kapacitetit të stadiumit të jenë të pranishëm tifozët. Por, varet nga shtetet nëse do të vendoset pjesëmarrja e tyre apo jo, varësisht nga situata me pandeminë”.

Kosova do të ketë edhe një përballje tjetër të fortë.

Më 31 mars ekipi i udhëhequr nga Bernard Challandes, do ta ketë përballë Spanjën.