Kosova kërkon ndihmën e BE-së për Nezir Mehmetajn

1 muaj më parë

Kosova kërkon ndihmën e BE-së për Nezir Mehmetajn

Ishte nisur që të kërkonte shërim për nënën në Nish të Serbisë, por u arrestua nga policia e shtetit serb.

Gjithë ngjarja ka ndodhur me 3 janar e 2020  të këtij viti, ndërsa që nga ajo kohë Nezir Mehmetaj po mbahet në paraburgim, si i dyshuar për krime lufte.

Madje, prokuroria serbe tashmë ka ngritur aktakuzë kundër tij.

Por ky veprim i organeve të Serbisë po shihet si jo i drejtë nga zyrtar të Kosovës.

Madje ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka nisur një letër  Zyrës së BE-së në Kosovë.

Selim i cili një ditë më parë ka takuar vëllan e Mehmetajt, Agronin, ka kërkuar ndihmën e shefes së BE-së Natalia Apostolova.

E T7 është interesuar të dijë nëse ministri Selimi ka marrë përgjigje nga e deleguara e BE-së në Kosovë për këtë çështje.

Por, MD është ende në pritje të përgjigjes.

Angazhim ka pasur edhe nga një kolege e Selimit.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar lidhur me rastin e Nezir Mehmetaj

Haradinaj-Stublla ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Mehmetaj.

Ajo ka thënë se Serbia po shkel ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Kosovës, pa asnjë bazë përpos asaj etnike.

Ndërkohë, në Fondin për të Drejtën Humanitare, kërkojnë që të ketë ngritje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë, për këto çështje.

Sipas Bekim Blakajt dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të ndihmonte në çështjen e krimeve të lutës dhe të zhdukurve.

Për këtë rast ministrat e Qeverisë Hoti kanë nisur angazhimin e tyre.