Kosova garon për katër medalje në Kampionatin Botëror të Karatesë në Dubai

3 javë më parë

Kosova garon për katër medalje në Kampionatin Botëror të Karatesë në Dubai

Kosova është në garë për katër medalje të bronzta në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Pas Fortesa Oranës (+68 kg) e Elhami Shabanit (-84 kg), edhe Ylli Cenaj (-67 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) do të vazhdojnë rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arab”, thuhet në njoftimin e KOK-ut në Facebook.

Dy garues rrugëtimin për medalje të bronztë (Repasazh) do ta vazhdojnë të enjten.

Ndryshe Kosova përfaqësohet me gjithsejtë 11 garues, në Kampionatin botëror te seniorëve në mesin e 962 garuesve te botës.