“Kosova e Re”, nis të ndërtohet pas tre muajsh

3 vite më parë

“Kosova e Re”, nis të ndërtohet pas tre muajsh

Ministri i Zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci gjatë shpalosjes së programit për vitin 2017, ka thënë se njëri nga projektet më me prioritet të ministrisë që ai drejton është ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se faza financiare e projektit pritet të përfundojë brenda tre muajve të parë të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Pas kësaj faze do të vijë edhe faza tjetër që është fillimi i ndërtimit të tij, ku pritet që do të ketë shumë kompani ndërtuese.

Ai ka thënë se projekti “Kosova e Re” do të jetë zgjidhje shekullore për sektorin e energjisë, ndërsa ka prezantuar planin e punës për këtë vit, duke shpalosur 9 projekte në fushën e energjisë dhe projektet të tjetra si ato të teknologjisë që pritet të fillojnë këtë vit.