“Kosova, e para në rajon me numër unik të emergjencës”

3 vite më parë

“Kosova, e para në rajon me numër unik të emergjencës”

Në Kosovë, sot po shënohet Dita Evropiane e numrit emergjent 112.

Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, filloi manifestimin publik në komunën e Graçanicës, ndërkohë që aktivitetet po vazhdojnë edhe në komunën e Pejës dhe në Mitrovicë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, falënderoi misionin e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme për projekte me rëndësi për qytetarët. “Vërtetë është kënaqësi që të marrë pjesë në promovime të tilla, të promovimit të numrit emergjent, sepse dihet që sipas direktivave të Bashkimit Evropian ne duhet të kemi një numër unik të emergjencave. Ne sot jemi në mbështetje edhe të aktiviteteve tjera që do të mbahen, sepse kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për fëmijët që mos
të jenë të ngarkuar me shumë numra, por të bazohen vetëm te një numër.”, tha Hoxha, transmeton Aktivpress.

Ndërsa analisti i Programit për Mjedis, Klimë dhe Rezistencë ndaj Fatkeqësive i UNDP-së, Fumihiko Tominaga, theksoi se UNDP ka vazhduar që të përkrahë për eliminimin e rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore në Kosovë që nga viti 2010, dhe është vazhduar që të përkrahet edhe në dita e numrit unik të emergjencave 112.

Ai tha se është shumë e rëndësishme se këtu është kuptuar se është duke u bërë një punë e mirë në prezantimin e këtij numri dhe që zyrtarët janë gjithmonë të gatshëm të përgjigjen. Ai tha se Kosova është vendi i parë në rajon që e ka numrin unik dhe që shumica e qytetarëve janë në njohuri të këtij numri. /Aktivpress