Kosova dhe Shqipëria vendosin t’i shënojnë së bashku ngjarjet historike

2 muaj më parë

Kosova dhe Shqipëria vendosin t’i shënojnë së bashku ngjarjet historike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se së bashku me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, është dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike.

Sipas njoftimit, grupi i përbashkët punues është dakorduar që ngjarjet historike si 17 janari – përkujtimi i Heroit Gjergj Kastrioti, 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 28 nëntori- dita e Flamurit dhe ngjarje të tjera të jenë në organizim të përbashkët në diasporë.

Po ashtu, bëhet e ditur se është vendosur që të paktën një herë në vit të ketë një aktivitet artistik me artistë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Grupi i Përbashkët Punues është pajtuar po ashtu që nga ky vit, Edicioni i mirënjohur tashmë ‘Colours of Albania’, të bashkë-organizohet nga të dy ministritë e jashtme, tani e tuje me emërtimin ‘Colours of Albanians’, në mënyrë që të promovojë jo vetëm turizmin dhe kulturën në të dy vendet, por në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti të rrisë interesin shumëdimensional tek të huajt mbi Kosovën dhe Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPJD-së.