“Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë të ardhme të përbashkët pa kufi”

1 muaj më parë

“Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë të ardhme të përbashkët pa kufi”

Presidenti Hashim Thaçi, tha se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufi.

Këto komete ai i bëri në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

“Kjo akademi me karakter falënderimi për Shqipërinë na sprovon mendjen tonë të përballë fjalës më sublime, fjalës atdhe. Vendit ku kanë jetuar të parët tanë ku jetojmë sot dhe ku do jetojnë brezat e ri. Atdheu është i përjetshëm individi i përhoshëm duke qenë i përjetshëm atdheu është hyjnor. Sot këtu falënderohet Shqipëria e përjetshme, që sfidoi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës fetare, e flamurit tonë të përbashkët. Shqipëria me shpirt fryme dhe traditë evropiane, e himnit kombëtar”, tha Thaçi.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është shprehur i shqetësuar me ikjen e të rinjve nga vendit i tij, por edhe nga Kosova, raporton Ekonomia Online.

Prandaj sipas kreut të shtetit shqiptar, duhet një reflektim i përgjithshëm, për të ushqyer dashurinë ndaj atdheut te të rinjtë, ngase siç thotë ai është rrezik asimilimi nga liria e tepërt.

“Shqetësimi im është të punojmë për të mbajtur të rinjtë kjo është sfida jonë më e madhe. Në një kishe katolike dëgjova se rreziku me i madh i asimilimit vije nga liria e tepruar. Tu krijojmë mundësi të rinjve tanë të investojmë më shumë për dijen e tyre me dashurinë për atdheun. Globalizmi ka aspekte pozitive që mund të përfitojmë, por një kërcenim për kombet që s’janë të vëmendshme dhe mund të dëmtohen nga ky proces. Jemi në kohen e duhur për të pasur një reflektim më të thellë, ka thënë ai.

“Kishte filluar një lindje e vështirë që do të zgjaste deri në çlirimin e Kosovës, një lindje mjaftë e përgjakshme me vuajtje të pafundme, por falë Zotit dhe mbi të gjitha falë atij mobilizimi të jashtëzakonshëm të kombit tonë dhe të atij solidariteti heroik të treguar nga të gjithë shqiptarët e thjeshtë, ne arritëm që ta kalojmë me sukses të jashtëzakonshëm atë provë që ndodhë shumë rrallë në historinë e një kombi”.

Meta tha se Shqipëria e kishte për detyrë që ta përballonte atë krizë të jashtëzakonshme humanitare që vinte prej gjenocidit të Sllovodan Millosheviqit.

“20 vjet kanë kaluar dhe vërtetë jemi shumë më mirë sesa kemi qenë. Por, që nuk jemi aq të lumtur sa do të donim të ishim. Duhet të jeni më të vëmendshëm për të ardhmen në mënyrë që të mos mobilizohemi dhe të vëmë në lëvizje virtytet tona vetëm në kohë krizash, por të punojmë vazhdimisht në mënyrë të përgjegjshme”.

Kjo akademi organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës.