Kosova dhe Japonia do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

2 muaj më parë

Kosova dhe Japonia do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim sot ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutanin.

Gjatë takimit Mizutani ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo mund të shpjerë në rritjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai po ashtu ka shtuar se Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti në takim Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani, me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

“Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike”, theksoi ambasadori Mizutani.

Në këtë kontekst, u dakordua që të organizohet një konferencë ekonomike virtuale në mes Japonisë dhe Kosovës, e cila do të mbahet së shpejti.

Hoti e ka njoftuar Mizutanin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, përkushtimin në rimëkëmbjen ekonomike si pasojë pandemisë COVID -19, për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila tha se duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë, si dhe për orientimin euroatlantik të Kosovës.