Kosova braktis Prishtinën për Rahovecin

3 muaj më parë

Kosova braktis Prishtinën për Rahovecin

Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës parakualifikuese për “Eurobasket 2021”, ku Përfaqësuesja e Kosovës përfundoi e fundit në grup, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) paralajmëroi se për ndeshjet e raundit të tretë parakualifikues, ekipi do të zhvendoset në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Mirëpo, dy muaj më vonë, nga FBK-ja kanë njoftuar se shtëpia e re e Përfaqësueses së Kosovës do të jetë palestra “Mizahir Isma” në Rahovec, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë palestër, Kosova do t’i luajë ndeshjet e raundit të tretë parakualifikues si pjesë e Grupit G, të cilin e përbëjnë edhe Luksemburgu e Britania e Madhe.

Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen gjatë muajit gusht (3-21), kurse fituesi i grupit do të sigurojë një vend në kualifikimet për “Eurobasket 2021”.