Kosova, “atdheu” i kriptomonedhave/ Qeveria vendos të ndalojë prodhimin e bitcoin, fermat vjedhin energjinë në Mitrovicën Veriore

1 javë më parë

Kosova, “atdheu” i kriptomonedhave/ Qeveria vendos të ndalojë prodhimin e bitcoin, fermat vjedhin energjinë në Mitrovicën Veriore

Kosova ishte vendi ideal për të prodhuar monedhën virtuale.

Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut ishin parajsa e kriptomonedhave sepse atje energjia elektrike nuk paguhej. Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin e kriptove nuk është mirëpritur nga të gjithë. Milot Mehmeti nga Kosova thotë se prej vitesh edhe ai ka prodhuar kriptomonedha, por ndryshe nga kolegët e tij të Mitrovicës ai e paguante faturën e energjisë elektrike.

Unë kam filluar të investoj në pajisjet minierë në vitin 2015, kanë qenë mbi 365 kartela grafike të cilat janë konfiguruar për të bërë minierën e kriptovalutave.

Për në Kosovë ka lulëzuar prodhimi i kriptomonedhës?

Duke mos pasur mundësi të zgjedh veten në tregun e punës për shkak të ekonomisë të vendit njerëzit kanë filluar të investojnë në kriptomonedha. Ndërsa arsyeja se përse janë fokusuar minierat e kriptos në Mitrovicë është sepse atje nuk paguhet energjia elektrike.

Në cilin muaj ke prodhuar më shumë para nga kriptot?

Në vitet 2016-2017 ka qenë përfitimi diku tek 10 mijë euro dhe 2-3 mijë Euro kanë qenë kosto për të paguar energjinë elektrike.

Fermat e mëdha të bitcoinit të Shqipërisë u transferuan në Mitrovicë për të qenë larg kontrollit të shtetit. Në Shqipëri nëse ngre një fermë që prodhon bitcoin duhet të vjedhësh energjinë elektrike, por vjedhja e energjisë elektrike ndodh vetëm nëse me punonjësin e OSHE-së dhe atë të policisë ndan fitimin që të jep kjo fermë, në të kundërt rrezikon të përfundosh me pranga në duar.

A ka miniera të mëdha nga Shqipëria në Kosovë, pra investitorët i kemi shqiptarë?

Po ka sepse këtu energjia elektrike është shumë e lirë, ndërsa në Mitrovicë nuk paguhet fare./TCH/