Kosova, anëtare e Organizatës Botërore të Doganave

3 vite më parë

Kosova, anëtare e Organizatës Botërore të Doganave

Kosova është anëtarësuar në Konventën themeluese të Këshillit për Bashkëpunim Doganor. Përmes aderimit në Konventë Kosova është anëtarësuar edhe në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Anëtarësimi në këtë organizatë vlerësohet se është më i rëndësishmi pas anëtarësimit në Bankën botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që lidhet me fushën e zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Isa Mustafa në një konferencë për media tha se ky hap ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për avancimin e raporteve ekonomike dhe tregtare të Kosovës me të gjitha shtetet e botës.

“MPJ ka punuar intensivisht për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota. Me këtë rast shfrytëzoj të përgëzoj z. Hoxhaj për punën e bërë. Dëshiroj të falënderoj qeverinë belge dhe të shumë shteteve për përkrahjen në këtë proces”, ka thënë ai.

“Anëtarësimi në konventa dhe instrumente të tjera përforcon sigurinë tregtare, ndihmon në përforcimin e kapaciteteve doganore”, ka theksuar Mustafa.