Koronavirusi mund të infektojë 60% të botës, OBSH: Numri aktual i të infektuarve vetëm maja e ajsbergut

1 javë më parë

Koronavirusi mund të infektojë 60% të botës, OBSH: Numri aktual i të infektuarve vetëm maja e ajsbergut

OBSH-ja paralajmëron se numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kinë që tani ka shënuar mbi 1 mijë viktima, mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Provinca e Hubeit ka shkarkuar dy prej zyrtarëve politikë më të lartë pas akuzave publike se tentuan të fshehin rrezikun real të epidemisë.

Dy zyrtarë të lartë të provincës kineze të Hubeit janë shkarkuar nga detyra ndërsa bilanci i viktimave u rrit të martën mbi 1 mijë veta.

Vendimi erdhi pas një valë kritikash se organet qendrore të Kinës kanë heshtur zërat e qytetarëve që lajmëronin për rrezikshmërinë e epidemisë.

Për pasojë, numri i të infektuarve po rritet me shifra alarmante që prej zbulimit të sëmundjes në dhjetor, duke u përhapur në dhjetëra shtete në mbarë botën.

Një specialist i virologjisë në Hong-Kong ka deklaruar se 60 % e popullatës globale mund të bartë virusin brenda pak kohe nëse nuk merren masa drastike.

Edhe pse raporti i vdekshmërisë nga sëmundja është më i ulët se 1%, numri i viktimave do të ishte më tepër se tragjik, paralajmëron profesori Gabriel Ljung në një intervistë për britaniken “The Guardian”, një nga ekspertët që studioi edhe virusin e Sarsit në vitet 2002-2003.

Ai pritet t’i bëjë të ditura këto të dhëna në një takim me OBSH-në, kreu i së cilës ekspertët e së cilës ka deklaruar së fundmi se numri aktual i infektuarve mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Hong-Kongu, Koreja e Jugut dhe një sërë vendesh aziatike u kanë bërë thirrje qytetarëve të shtyjnë udhëtimet drejt vendeve fqinje, ndërkohë në Europë pacientët bartës të virusit kanë shkuar mbi 40, me raste të reja në Britani, Francë dhe Gjermani./oranews.tv/