7 muaj më parë

Koritet ma s’shumti kush koritet i fundit

Koritet ma s’shumti kush koritet i fundit

Arsyeja e parë dhe kryesore pse na ndodhin neve këto poshtërsi – se nuk ka poshtërsi më të madhe se sa një përfaqësues i një kombi të mos reagojë (në ndonjë mënyrë, së paku simbolike), ndaj pranisë dhe, sidomos, afrisë së një politikani të një kombi armik, i cili konsekuencën e vet më të madhe në jetë e ka drejt mohimit të gjenocidit të kombit të tij ndaj kombit tand dhe drejt zhdukjes së kombit tand – arsyeja e parë pra, është:

Ka së paku dy dekada që politikanët tanë janë pjesëtarët më të padenjë që raca e shqiptarëve ka prodhuar. Me një fjalë, ka dy dekada që shumica absolute e atyre që e përfaqësojnë shqiptarin janë të padinjitet, pakurrizorë, inferiorë, kriminelë, matrapazë, mediokër, servilë e, sidomos, sharlatanë e injorantë.

Prandaj, që nga bisedimet në Vjenë më 2005, e deri te kjo kafe për qejfi mbrëmë në Tirana, na vinë këso foto që tregojnë dinjitetin e nëpërkëmbur të një kombi.

Megjithatë, ka edhe një arsye tjetër pse na ndodhin këso marrinash.

E, ajo është: hezitimi, droja nga kundërshtimi i të huajve. Me një fjalë, servilët tanë nuk guxojnë të kundërshtojnë të huajt, as në rastet kur këta i ftojnë të ulen për kafe me mohuesit e vrasjeve të fëmijëve tanë.

………

Më 2008, u punësova në një mision ndërkombëtar. Në takimin e parë njohës me stafin, në një sallë me disa qindra rishtas-të-punësuar, një ndërkombëtar (edhepse nga një vend mik – qartazi një proserb energjik) sillej e pshtillej me një mikrofon dhe përpiqej të na e nguliste në mendje neutralitetin e misionit ndaj shtetësisë së Kosovës. Ne filluam të buzëqeshnim, të pëshpërisnim me tallje dhe t’ia bëjmë ne dije se kjo ishte qesharake.

I irituar, i huaji papritmas u ndal në mes të sallës dhe ia afroi mikrofonin një rishtas-të-punësuari pasi me parë e kishte pyetur me zë të lartë dhe qartë:

– A e njeh ti Pavarësinë e Kosovës?

Hutinë dy-tre sekondëshe të atij që atij që po pyetej, e theu një zë tjetër, i thekshëm dhe i qartë:

– Yes, sucker! (Po, o b..th…lëp…s)

Dhe, plasi salla në një gaz dhe konfirmim të asaj çfarë u tha dhe i huaji nuk pati asnjë mundësi të vazhdojë neutralitetin e tij të gërditshëm.

……..

Me një fjalë:

O pakurrizorë, o inferiorë, o kriminelë, o matrapazë, o mediokër, o servilë dhe, sidomos, o sharlatanë e injorantë që përfaqësoni me kaq pak dinjitet këtë popull, të huajit që ju thotë të uleni me mohuesit e gjenocidit, thuani thjesht:

– No, sucker!

Ose bëheni/jeni vetë të tillë!

Simple as that!

E thjeshtë është kjo punë!

AktivPress