Koreografia spektakolare në “Air Albania Stadium”: Këtu shqiponjat kanë folenë

4 javë më parë

Koreografia spektakolare në “Air Albania Stadium”: Këtu shqiponjat kanë folenë

Në stadiumin e inauguruar sot në Tiranë “Air Albania Stadium”, ku po zhvillohet ndeshja e fundit e kampanjës kualifikuese për “Euro 2020”, në mes të Shqipërisë dhe Francës është shfaqur një koreografi spektakolare nga Tifozat “Kuq e Zi”.

Në tribunën e quajtur Fatmir Frashëri, tifozët kanë shfaqur një rekuizitë gjigande me emrin “Këtu shqiponjat kanë folenë”.

Shqipëria po e zhvillon ndeshjen e parë në impiantin e ri, dhe aktualisht është në disavantazh prej dy golash ndaj Kampionit të Botës.