Koreja e Jugut, SHBA-të dhe Japonia nisin stërvitjet për gjurmimin e raketave

3 vite më parë

Koreja e Jugut, SHBA-të dhe Japonia nisin stërvitjet për gjurmimin e raketave

Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kanë filluar një stërvitje dy-ditore për gjurmimin e raketave, për t’u përgatitur ndaj çdo kërcënimi raketor apo bërthamor nga Koreja e Veriut.

“Ushtrimet do të mbahen në ujërat jashtë brigjeve të Koresë së Jugut dhe Japonisë”, tha ushtria e Koresë së Jugut në një deklaratë të martën.

Këto stërvitjet do të zhvillohen një herë në disa muaj, si pjesë e një marrëveshjeje të bërë gjatë një takimi konsultativ të sigurisë midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar./AktivPress