Koreja e Jugut e bindur se Veriu do të ‘sulmojë’ sërish

3 vite më parë

Koreja e Jugut e bindur se Veriu do të ‘sulmojë’ sërish

Koreja e Jugut tha të hënën se është duke diskutuar me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e transportuesve të avionëve dhe bombarduesve strategjik në gadishullin Korean pasi shenjat që Koreja e Veriut mund të lëshojë ndonjë raketë tjetër janë të dukshme.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka caktuar takim për të diskutuar rreth sanksioneve të reja kundër vendit të izoluar. Poashtu dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte kërkuar të informohej për të gjitha opsionet ushtarake në dispozicion, transmeton AktivPress.

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut tha gjithashtu se do të vendosë katër lëshuesit e mbetur të një sistemi të ri të mbrojtjes raketore (THAAD) të SHBA-së pas përfundimit të një vlerësimi mjedisor nga qeveria.

Sistemi i Mbrojtjes THAAD është i vendosut në jug të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul. Mirëpo ky sistem po kundërshtohet që nga qershori nga Kina dhe Rusia për ta vendosur në funksion./AktivPress