Konkurs i pikturës dhe fotografisë, shpërblehen fituesit me vizitë në Turqi

3 vite më parë

Konkurs i pikturës dhe fotografisë, shpërblehen fituesit me vizitë në Turqi

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe Yunus Emre Enstitüsü në Prishtinë, organizojnë konkurs të pikturës dhe fotografisë me rastin e “11 Qershorit Ditës së Prishtinës”.

Orgtanizatorët bëjnë të ditur se shpërblimi për tre vendet e para përfshinë vizitë në institucionet kulturore në Turqi. Në këtë konkurs mund të marrin pjesë nxënësit prej klasës së 5-të deri në klasën e 9-të, duke dërguar piktura apo fotografi që ndërlidhen me temën “Prishtina ime”.

“Tema e konkursit është ‘Prishtina Ime’. Çfarë kuptimi ka Prishtina për ju? Pse e doni Prishtinën? Çfarë është gjëja që e doni më së shumti në Prishtinë? Çdo nxënës mund të merr pjesë në konkurs me vetëm një pikturë/fotografi. Mund të përdoret çdo lloj produkt i ngjyrave për pikturë. (Ngjyra të ujit, temperë, ngjyra të drurit, e të ngjashme).Nuk ka ndonjë kufizim rreth dimensioneve të fotografive dhe pikturave. Fotografitë duhet të dorëzohen në formë të shtypur, kurse pikturat duhet të dorëzohen të vendosura në korniza ose të ngjitura në një karton të fortë dhe të trashë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, ku sipas tyre, fotografitë dhe pikturat që do të marrin pjesë në konkurs do të përzgjidhen nga ana e jurisë që do të formohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë dhe Yunus Emre Enstitüsü Qendrës Kulturore Turke në Prishtinë, shkruan kultplus

Pikturat/fotografitë duhet të dorëzohen mes datave 24.05-09.06.2017 në “Yunus Emre Ensitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë”.

Në fund të këndit të djathtë në pjesën e prapme të pikturave/fotografive duhet tu shënohet në mënyrë të qartë; emri, mbiemri, klasa, shkolla dhe numri i telefonit. Pikturat e nxënësve nuk do të merren në vlerësim nëse informatat e tyre do të jenë të mangëta.

Fituesit do të shpallen me 12 qershor, në Institutin Junus Emre-Prishtinë. Të gjithë konkurruesit, punimet e tyre mund ti dërgojnë në Yunus Emre Enstitüsü Priştine Türk Kültür Merkezi; adresa : Lgjja Pejton, Rr. Mujo Ulqinaku nr 50, 10000 Prishtinë/ Kosovë; E-mail: [email protected]