Konjufca: Kjo Qeveri do të ketë kryeministër kukull, unë vetë kam tre herë më shumë vota se Hoti

1 muaj më parë

Konjufca: Kjo Qeveri do të ketë kryeministër kukull, unë vetë kam tre herë më shumë vota se Hoti

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Ksoovës, Glauk Konjufca, ka thënë në emisonin Dpt te Fidani në T7 se qeveria e ardhshme që po pritet të bëhet do të ishte e varur nga Lista Serbe. Ai po ashtu ka thënë se është e pakuptueshme si një njeri me 20 mijë vota po bëhet kryeministër.

‘’Avdullah Hoti ka 20 mijë vota diku. Unë vetëm kam 3 herë më shumë vota se ai. Mos të flasim për Albin Kurtin ose Vjosa Osmanin. Këtu shihet fuqia politike që do të ketë ai. Këtu shihet se vota e qytetarit nuk po respektohet.‘’, ka thënë ai.

Tutje, Konujfca ka thënë se kryeministri i ri nuk do të ketë fuqi, por ai është krijuar vetëm për të përfunduar dialogun me Serbinë.

‘’Kjo qeveri do të ketë kryeministër kukull apo marionetë’’, thotë ai.

“Thaçi e krijoi këtë qeveri për të vazhduar më lehtë dialogun e tij me Vuçiçin”, shton ai.

“Qeveria e jonë nuk ishte e varur me Listën Serbe. Ju kujtohet se Lista Serbe kontrollonte me vota koalicionin PAN. Ata merrnin udhëzime nga Beogradi për cdo vendim”, përfundon Konjufca /Express