Konfirmohet: Hysni Gucati u arrestua dhe po dërgohet në Hagë

1 muaj më parë

Konfirmohet: Hysni Gucati u arrestua dhe po dërgohet në Hagë

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se gjatë bastisjes së sotme u arrestua kryetari i organizatës, Hysni Gucati.

Kreu i veteranëve, Gucati, sipas avokatit Gashi, është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë.

“Tani u arrestu nga policia e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi, transmeton Express.

Ai thotë se bastisjet në zyrat e OVL-UÇK-së po vazhdojnë.

Nuk dihet arsyeja e arrestimit nga EULEX-it, policia e të cilit angazhohet për t’i kryer operacionet e Tribunalit Special.