Komuna e Gjakovës paguan mbi 51 mijë euro për punë të pakryera

3 javë më parë

Komuna e Gjakovës paguan mbi 51 mijë euro për punë të pakryera

Shkelje të mëdha ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare të vitit 2018 në Komunën e Gjakovës.

Në raportin e siguruar nga gazeta “Zëri” thuhet se në projektin për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë janë paguar mbi 51 mijë euro për punë, të cilat nuk janë kryer fare.

Nga inspektimi fizik i objektit Auditori ka gjetur se shumë pozicione që janë të paraparë me kontratë ishin pranuar nga menaxheri i kontratës dhe ishin përfshirë në situacionin e punimeve si të përfunduara dhe të cilat ishin paguar derisa në praktikë ato nuk janë ekzekutuar fare.

“Projektet duhet të realizohen sipas paramasës dhe parallogarisë së përcaktuar me dosjen e tenderit dhe kontratë. Furnizimet duhet të jenë në përputhje me sasinë dhe me cilësinë e përcaktuar me kontratë”, thuhet në raport.