Kompozitori kosovar prodhon vepër të muzikës klasike për pandeminë COVID-19

3 javë më parë

Kompozitori kosovar prodhon vepër të muzikës klasike për pandeminë COVID-19

Kompozitori i himnit të Kosovës, Mendi Mengjiqi, ka kompozuar një vepër muzikore kushtuar pandemisë COVID-19.

“Kompozitori i himnit të Kosovës, profesori Mendi Mengjiqi, ka dalë me instrumentalin “TË MARRËSH FRYMË PËRSERI” për String Orkestër, kushtuar pandemisë COVID-19, një mënyrë e tij duke shprehur përvojën personale dhe të rrethit të tij në vend gjatë krizës globale të shëndetit që po vazhdon”, thuhet në komunikatën për medie.

Mengjiqi ka thënë për dtt-net.com se përmes veprës së tij prej 13 minutash të prodhuar në maj të këtij viti ai i përshkruan vështirësitë e përditshme që pandemia ka shkaktuar dhe po shkakton që nga viti i kaluar, por në të njëjtën kohë porosinë për betejën ndaj saj dhe shpresës për ta tejkaluar atë.

“Të marrësh frymë përsëri” për String Orkestër është vepra e dytë e muzikës klasike kushtuar problemeve të përmasave botërore nga profesori kosovar.

Në vitin 2019 ai kompozoi “Dhimbjen Simfonike”, një mënyrë e tij për të ngritur zërin në protestë kundër ngrohjes globale dhe dëmeve ndaj mjedisit, të shkaktuara nga njerëzit.

Mengjigi është i njohur për publikun vendas dhe botëror me himnin e Kosovës (2008), kryeveprën e tij “Oratorio për Nënë Terezën” (1999) kushtuar fitueses të Çmimit Nobel, Shën Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu) dhe “Populis – Princi i Paqes” kushtuar ish-Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, i cili e ndihmoi Kosovën që të fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj nga Serbia.

Deri tani, kompozitori nuk është infektuar personalisht me koronavirus, por disa nga miqtë dhe të afërmit e tij janë infektuar, ku disa prej tyre edhe kanë humbur betejën me këtë virus.

“Secili prej nesh i kishte dhe i ka përvojat e veta. Ne vazhduam betejën, ne e vazhdojmë betejën siç edhe duhet që të bëjmë gjithherë. Ndërsa kujtesa jonë e dashur është me ata që nuk ia dolën, shpresa është ajo që na mbanë të luftojmë dhe të vazhdojmë me jetën tonë ”, ka thënë Mengjiqi.

Më poshtë gjeni linkun ku mund ta dëgjoni kompozimin e Mengjiqit, kushtuar pandemisë:

LAJME TË NGJASHME