Kompanitë e reja që duan t’ia zënë rrugën “Teslas”

3 muaj më parë

Kompanitë e reja që duan t’ia zënë rrugën “Teslas”

Aksionet e “Tesla”-s janë rritur për më shumë se 500 për qind në dymbëdhjetë muajt e fundit dhe teksa bileta për t’u ngjitur në raketa po bëhet më e shtrenjtë, interesimi po rritet për konkurrentët që mund të jenë “Tesla e re”.

Nuk është vetëm “Nikola” (që mori gjysmën e emrit të Nikola Teslas), që së fundmi tejkaloi “Fordin” në vlerën e tregut, edhe pse s’ka prodhuar kurrë asnjë veturë për shitje. Por janë edhe “Riviani”, “Fiskeri”, “Bytoni”, “Faraday Future” e shumë të tjerë. Disa janë me themele të fuqishme e disa janë larg arritjes së ciklit prodhues.

Shumica e këtyre kompanive janë duke qëndruar larg tregut të modeleve sedan, pavarësisht suksesit të “Teslas” me “Model S” dhe “Model 3” – duke u fokusuar kah kamionët, modele të larta e vetura që janë nëpër kufijtë mes kategorive tradicionale.

“CNN” ka renditur një listë kompanish të reja që kanë nisur të hyjnë fuqishëm në tregun e veturave elektrike.