Kompania gjermane habitet se si Kim Jong-Un i siguroi ilegalisht makinat e tyre

3 javë më parë

Kompania gjermane habitet se si Kim Jong-Un i siguroi ilegalisht makinat e tyre

Kompania e prodhimit të limuzinave Daimler, ka thënë në një njoftim se ata nuk ia kanë idenë se si Kim Jong-Un ka arritur që t’i posedojë makinat e prodhuara nga ata, për shkak se ata nuk kanë ndonjë lidhje biznesore me Korenë Veriore për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.

Kim Jong-Un që dy samite është duke e përdorur markën Daimler limuzinë. Ai për herë të parë u pa me këtë lloj makine në samitin e fundit me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Arritja e Kimit me makinë Daimler i habiti zyrtarët e kompanisë, duke shtuar se kompania e tyre është pjesë e sanksioneve kundër Koresë Veriore, për shkak të planeve të saj për armë bërthamore.

“Ne absolutisht nuk ia kemi idenë se si makinat tona kanë shkuar në Korenë Veriore” tha sekretari i Daimler, Silke Mockert, në një përgjigje për Associated Press. “Për Daimler, me rëndësi është që gjatë eksporteve të respektohen rregullat dhe ligjet ndërkombëtare”.

Madje përveç limuzinave, besohet se diktatori i Koresë Veriore, përdorë edhe një Mercedes Maybach S600 dhe Mercedes Maybach S62, që në fakt edhe kjo kompani e ka ndaluar eksportin në këtë vend.

Daimler është shpërndarësi më i madh i makinave të tipit limuzinë në botë. Ajo shet makinat e saj në të gjitha vendet e botës, përveç në Kore Veriore.

“Kompania jonë nuk ka lidhje banesore me Korenë Veriore për më shumë se 15 vite, dhe strikt qëndron e harmonizuar me embargon e vendosur nga BE’ja dhe SHBA’ja.” tha sekretari Mockert.

Lloji i limuzinës të cilën e ka siguruar Kim Jong-Un, është e pajisur me elemente të komunikimit dhe sistem që ia mundëson atij të jetë në kontakt me pjesën tjetër të botës. Gjithashtu konsiderohet se është ndër llojet më luksoze të limuzinave. /GazetaExpress/