Komandanti i KFOR-it e uron Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e re

2 javë më parë

Komandanti i KFOR-it e uron Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici.

Ky i fundit e uroi shefin e ekzekutivit për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Ai konfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, dhe tha se ruajtja e sigurisë në Kosovë është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm, bëhet e ditur në një njoftim për media.

Ai e njoftoi për masat e reja kundër COVID-19 që Qeveria ka ndërmarrë, e që nga sot kanë hyrë në fuqi, si dhe për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse në sigurimin e dozave të reja të vaksinës kundër koronavirusit, transmeton Klan Kosova.