Kokëdhimbjet e punës nga shtëpia dhe si mund t’i shëroni

2 javë më parë

Kokëdhimbjet e punës nga shtëpia dhe si mund t’i shëroni

Puna nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të duket si punë luksi. Të lirë që të gatuani njëherësh drekën. Kohë për të larë rrobat gjatë pauzave të shkurtra ndërmjet punëve zyrtare. Kokën rehat prej bashkëpunëtorit fjalëshumë.

Por realiteti e bën të veten. Wirelessi juaj nis të ketë telashe, softueri me të cilin po punonin nuk funksionon si duhet dhe mausi i kompjuterit është për faqe të zezë. Pa një Departament të inxhinierëve të teknologjisë, ju mund të përballeni edhe me probleme teknologjike gjatë punës nga shtëpia.

Sfidat e punës nga shtëpia

Çështjet më të zakonshme të punës nga shtëpia janë ato që ngadalësojnë produktivitetin tonë: mungesa e internetit të qëndrueshëm, video-thirrjet me cilësi të dobët, programe softuerike që ju sjellin pengesa dhe vend jo fort të rehatshëm pune.

Shumëkush ka punuar nga shtëpia edhe më parë dhe ka pasur kohë për të reduktuar dhe minimizuar brenda mundësive problemet teknologjike. Dhe gjatë këshillave me veteranë të punës nga shtëpia, mund të nxirren disa leksione të dobishme se si mund të kaloni më së miri në shtëpi, pa u ndikuar fort në procesin e punës nga problemet eventuale teknologjike.

Dhe më e mira e krejt këshillave është ajo se duhet të keni pak aplikacione pune. Duhet të zgjidhni një aplikacion shumë të thjeshtë, që ju shkakton pak kokëçarje për t’ju mundësuar të ruani lidhjen dhe të kryeni punën me kolegët edhe nga shtëpia.

“Ka një mori mjetesh”, ka thënë Jason Fried, themelues i “Basecamp”, kompani softuerike në Chicago që ofron mjete pune dhe bashkautor i librit “Remote: Office Not Required”.

“Këto janë fatkeqësi që pritet të ndodhin”.

Dhe ja çfarë duhet të ndërmerrni që të kënaqeni derisa punoni nga shtëpia.

Le të flasim për internetin.

Së pari le të adresojmë çështjen e parë teknologjike në shtëpi: lidhjen me internet. Krahasuar me lidhjet e avancuara nëpër zyrat tona, interneti i shtëpisë ka shpejtësi larg më të ulët, sikurse edhe kyçjet me wirelessin tonë mund të kenë pengesa të herëpashershme.

Andaj ka ardhur koha e duhur që të vlerësoni infrastrukturën e internetit në shtëpinë tuaj.

Çka nëse sinjali është i dobët

Nëse keni wireless të dobët, që nënkupton se është i fortë në njërën dhomë, por i dobët në tjetrën, rekomandohet për shumicën e njerëzve që të investoni në të ashtuquajturin sistem wireless. Kjo jua mundëson të lidhni qasje të shumëfishtë wirelessi bashkë me qëllimin që të mbulohet krejt shtëpia juaj me lidhje të fortë interneti. Ndër sistemet më të sofistikuara të mbulimit me wireless janë “Google Wifi” dhe “Eeroa” e “Amazon”-it, që nis me 99 dollarë për një ruter të vetëm dhe mund të ketë kyçje në disa pika të ndryshme.

Çka nëse ju ngadalësohet shpejtësia

Nëse ju bie shpejtësia e internetit, një sistemi modern wirelessi me mbështetje për standardet më të fundit të wirelessit, si të lartcekurit, do të ndihmonin goxha shumë. Por nëse shpejtësia vazhdon të jetë e paqëndrueshme edhe pasi të kenë investuar në përshpejtimin e rrjetit, mbase duhet ta kontaktoni provajderin tuaj të internetit dhe t’ia shtroni disa pyetje për çështjet që lidhen me pengesat që po ju shfaqen. Disa provajderë mund t’ju ofrojnë shpejtësi larg më të madhe, por me çmime më të larta.

Ndikimi i pandemisë në internet

Në përgjithësi, shumë prej nesh po përjetojmë shpejtësi më të ulët të internetit në shtëpi për shkak të pandemisë. Kjo ka ndodhur për shkak se i madh e i vogël janë kyçur nga shtëpia, duke ngarkuar tejmase internetin. Dhe kjo natyrshëm shkakton ngadalësim të rrjetit. Dhe nuk është se kemi çfarë të bëjmë në raste të tilla, përtej thirrjeve telefonike provajderëve tanë të shërbimeve për t’iu qarë për rëniet e ngadalësimet e rrjetit.

Andaj, gjithnjë shihet si e udhës që të ketë një opsion shtesë. Kur dalin telashe me shpejtësinë, ju mund të përdornin edhe rrjetin e celularit tuaj, që e kthen celularin tuaj në një wireles në miniaturë për të shpërndarë kyçje. Celularët janë të dizajnuar për të mundësuar më shumë përdorues interneti, kështu që ka shumë mundësi se hotspoti i celularit tuaj të jetë më i shpejtë se interneti nëpërmjet ruterit në shtëpinë tuaj. “Apple” dhe “Google” ofrojnë instruksione në uebfaqet e tyre se si t’i kthejmë “iPhone”-t dhe “Android”-ët në hotspote.

Por përdoreni me kujdes këtë mundësi, sepse ju mund të harxhoni hapësirën e lejuar me celular pa paguar shtesë.

Minimizoni përdorimin e internetit për nevoja të domosdoshme

Nuk është se ka ndonjë matje se çfarë hapësire interneti ju duhet për të kryer punën nga shtëpia për të kryer punë të ndryshme. Por kufizoni maksimalisht njoftimet që ju vijnë. Sa më shumë mundësi teknologjike që kemi, aq më shumë na shtohen mundësitë për pengesa në rrjet.

Duke e pasur këtë parasysh, ja një listë e kokëçarjeve të versioneve të thjeshta të infrastrukturës së internetit në shtëpi dhe zgjidhjet e tyre teknologjike, përfshirë produktet e rekomanduara nga Fried dhe Wirecutter, publikim i “New York Times”-it që teston produktet:

Ekranet e vogla

Shumica prej nesh po punojmë me laptop nga shtëpia, dhe ekranet e vogla mund të jenë të bezdisshme. Mendojeni mundësinë për një ekran shtesë në tavolinën e punës, si ekranet HP, që ofrojnë rezolucion të mirë me monitorin e tyre prej 27 inçësh.

Videolidhje me pengesa

Shumë prej nesh jemi mësuar me videolidhjet me pengesa dhe me thirrjet telefonike me cilësi të dobët. Nëse zërimi është i mirë, dëgjueset pa tela, si Jabra Elite 75 ofrojnë të dëgjuar e të folur të mirë me mikrofona që nuk e marrin fort zhurmën anësore. Për të pasur videolidhje më të mirë, mund të shqyrtoni edhe blerjen e një ueb-kamere, si C920S të Logitechut. Për punën e dritës, mund të përdorni edhe dritën natyrale për një videolidhje relativisht cilësore, por ka edhe pajisje të veçanta ndriçimi që shkojnë deri në 150 dollarë amerikanë.

Për ata që kanë fëmijë të zhurmshëm ose jetojnë në mjedis urban, dëgjueset e avancuara për neutralizimin e zhurmës mund të sillen nga 105 deri në katërqind dollarë. Duke anashkaluar zhurmën, ju shtohet mundësia për përqendrim në punën tuaj.

Pa ndihmën e specialistit

Pa ndihmën e një specialisti të fushës, mund të zhyteni në telashe me dhimbje kyçesh, shtrëngime qafe dhe therje të boshtit kurrizor. Mund të shmangni dhimbjet e kyçeve të dorës duke përdorur mbështetëset afër tastierës, ose tastierat e kushtueshme me mjete të veçanta për mbështetje duarsh, por që kushtojnë 219 dollarë.

Dhe nëse dhimbjet e boshtit nuk ju pushojnë, është e udhës të mendoni për të blerë një karrige adekuate pune, si puna e “Steelcase Gesture”, që kapin vlerën prej 969 dollarësh amerikanë.

Fried vazhdon të punojë me mjetet e tij të punës: një laptop, një karrige të mirë zyre, një abazhur të thjeshtë për ndriçim për videolidhje dhe një palë dëgjuese me neutralizues zhurme kur fëmijët i bëjnë zhurmë gjatë procesit të punës.

Sfidat e punës ekipore

Le të flasim pak edhe për problemet tona për punën ekipore.

Kur vjen puna te mjetet e thjeshta të punës nga shtëpia lidhur me kolegët, puna shumë më pak lidhet me mjetet sesa me mirëkuptimin për njëri-tjetrin kur përdorim teknologjinë.

Në çdo kompani, ajo çfarë duhet të mirëkuptohet është se njerëzit kanë nivele të ndryshme të njohurisë teknologjike. Andaj është e udhës që ju dhe ekipi juaj të zgjidhni një mori mjetesh të kuptueshme për të gjithë sesa të shkoni krye në vete, thekson Fried.

Dhe çfarë në të vërtetë nënkupton kjo? Aplikacionet e bashkëpunimit, si Slack, mund të jenë mundësi për biseda grupore, mesazhe private dhe dërgimi materialesh. Aplikacioni i “Google” përfshin mjete bashkëpunimi për postimin e dokumenteve, orareve dhe videokonferencave. Mbështetja në një aplikacion me qëllime të përgjithshme të përbashkëta mund të jetë më e udhës, sesa të shkohet me sisteme më të avancuara, por të ndara që vështirësojnë komunikimin ndërmjet kolegëve.

Hapi i dytë është që ekipi të sigurohet se të gjithë po përdorin pajisjet e njëjta. Mos provoni t’i inkurajoni kolegët të provojnë Zoomin për videokonferencë kur të gjithë po flasin me opsionin e bisedave “Google Hangouts”. Mungesa e bashkëpunimit shumë shpejt mund të nxisë tensione në vendin e punës.

Mendoni për pauza të shkurtra

Shumë njerëz që janë të rinj në këtë zanat mund të sjellin pengesa në procesin e punës nga shtëpia: Ata madje mund të ndikohen edhe prej emisioneve televizive, videolojërave dhe librave komikë me shtypjen e vetëm një butoni në tastierë.

Dhe ka vetëm një sekret në këtë punë: Mbështetni ata kolegë që të shkëputen përkohësisht.

Edhe ju do të bëni pauza të shkurtra. Në shtëpi keni lirinë për të drekuar, njëherësh duke shikuar ndonjë emision në “Netflix” në vend se të jeni në restorant.

“Nuk keni pse të ndiheni sikur jeni në zyrë”, ka thënë Fried. “Përfitoni prej kësaj epërsie – mos u ndieni aspak në siklet”. Pos kësaj, meqë kemi minimizuar kohën që e kalojmë jashtë shtëpisë, ndezja e televizorit mund të jetë puna më e mençur që mund të bëni.