Koci: Spekulimet nuk e dëmtojnë vetëm Haradinajn

3 vite më parë

Koci: Spekulimet nuk e dëmtojnë vetëm Haradinajn

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci përmes një statusi në Facebook ka demantuar raportimet se Ramush Haradinaj do të gjykohet nga Gjykata Speciale.

Koci ndër të tjerash ka thënë se këto spekulime e dëmtojnë jo vetëm Haradinajn por edhe Kosovën, transmeton Aktivpress.

“Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi.
Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhēn e luftës”, ka shkruar Koci./Aktivpress