Koalicioni i SHBA-së u përgjigjet akuzave për vrasjen e civilëve

3 vite më parë

Koalicioni i SHBA-së u përgjigjet akuzave për vrasjen e civilëve

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mohoi të martën, se ka sulmuar qytetin e Deir al-Zor në Siri, pasi Damasku akuzoi avionët e saj për vrasjen e dhjetëra njerëzish.

Televizioni shtetëror sirian tha se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja goditi të hënën qeverinë e Sirisë, duke vrarë 14 civilë dhe duke plagosur 32 të tjerë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se është ende e paqartë se kush e ka kryer sulmin.

Ndërsa, Koloneil Ryan Dillon, një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik, tha të martën se avionët e saj nuk kanë kryer sulme ajrore në asnjë pjesë të qytetit lindor./AktivPress