Klubi i Dukagjinit reagon ashpër ndaj gjyqtarit Besfort Kosumi, paralajmërojnë largim nga kampionati

7 ditë më parë

Klubi i Dukagjinit reagon ashpër ndaj gjyqtarit Besfort Kosumi, paralajmërojnë largim nga kampionati

Klubi i Dukagjinit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka bërë një reagim të ashpër ndaj gjyqtarit, Besfort Kosumi, i cili gjykoi ballafaqimin e klinasve me Gjilanin,

Sipas klubit nga Klina gjyqtari Kosumi është ndikuar nga publiku në momenti kur e ndëshkoi me karton të kuq Bujar Shabanin në fund të ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Dukagjini pretendon se janë dëmtuar nga ky vendim i gjyqtarit dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë dëmtime në asnjë mënyrë, edhe në qoftë se do u kushton me largim nga kampionati.