Klopp: Salah 100 për qind e meriton çmimin si lojtari më i mirë i Premier Ligës

2 vite më parë

Klopp: Salah 100 për qind e meriton çmimin si lojtari më i mirë i Premier Ligës

Menaxheri i “Reds” beson se sulmuesi i tij pa asnjë dyshim e meriton këtë çmim, edhe pse ai jep komplimente edhe për konkurrentin e Salah, Kevin De Bruyne.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp beson se Mohamed Salah “100 për qind” e meriton titullin e lojtarit më të mirë në Premier Ligë pasi që ai ka pasur sezonin më të mirë, pavarësisht se kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur.

Sulmuesi i Liverpool ka shënuar 29 herë në 31 paraqitje në Premier Ligë pas arritjes se tij në Merseyside në korrik dhe ai mund të bëhet golashënuesi më i mirë në të gjitha kohërat nëse shënon edhe disa gola.

“Si menaxheri i tij, mendojë se Mo e meriton 100 për qind këtë çmim”, tha gjermani për faqen zyrtare të klubit.

“Do të thosha, le ta provon këtë edhe këto 6 ndeshje që kanë mbetur këtë sezon. Por nëse do të thosha që Kevin De Bruyene nuk ka asnjë shansë kundër tij, do të gënjeja. Të dy lojtarët kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar gola dhe krijuar shanse – një gjë që të gjithë ne dëshirojmë ta shohim”, tha Klopp në këtë intervistë. /GazetaExpress/