Klina përgatitet për Festivalint Folklorik Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”

4 muaj më parë

Klina përgatitet për Festivalint Folklorik Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”

Në Festivalin Folklorik gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor të këtij viti do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Sicilia e diaspora, raporton AktivPress.

Tashmë, siç njofton zëdhënësi i Festivalit, Enver Maloku, përgatitjet janë në vlugun më të madh, në mënyrë që festivali të jetë sa më i suksesshëm.

Festivali gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që fillon në ditëlindjen e Komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqit- Kapuçi, pritet të sjell risi dhe cilësi të folklorit burimor nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Këto konstatime dolën nga mbledhja e Këshillit Organizativ të festivalit, që u mbajt në Klinë, ku u shqyrtua ecuria e përgatitjeve të bëra për festival dhe çështje të tjera organizative. Këshilli konfirmoi se seleksionimin e grupeve, ansambleve, valleve dhe rapsodëve do ta bëj Dilaver Kryeziu dhe Drejtoria artistike e festivalit në krye me Halit Gashin.

Drejtori i Festivalit, Dibran Fylli ka thënë se sivjet në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ku pjesëmarrës do të jetë edhe një grup i arbëreshëve nga Sicilia.

“Me kohë kam emëruar seleksionues Kryeziun, i cili mbanë përgjegjësi për përzgjedhjen e vlerave artistike, që nga muaji prill ka filluar punën me seleksionimin e Ansambleve, Shoqërive kulturore artistike dhe Grupeve folklorike, dhe deri tash, sipas tij janë përzgjedhur 12 grupe, përfshirë këtu edhe grupin e Arbëreshëve, me vlera të larta artistike për pjesëmarrje në Edicionin e sivjetmë, të 19-in me radhë”, është shprehur Dibrani.

Në anën tjetër drejtori Komunal i Kulturës Skënder Merturi ka treguar edhe përgatitjet tjera organizative që po bëhen, si financimin, akomodimin e pjesëmarrësve e çështje të tjera

E veçanta sivjet do jetë se festivali do të mbahet në skenë të hapur në Sheshin “Mujë Krasniqi”

Hapja zyrtare e Festivalit në oborrin e Kullës muze të Komandant Mujë Krasniqit në Çabiq, që sivjet do të jetë gati Amfiteatri veror dhe skena e re e ndërtuar enkas për festival në oborrin e Kullës.

Ndërkaq, Këshillit Organizativ regjisor të festivalit ka emëruar, Alban Gashin, ndërsa zëdhënës Enver Malokun./AktivPress/