Kjo infermiere tregon sa shpejt përhapet virusi dhe mikrobet edhe nëse vishni doreza

2 muaj më parë

Kjo infermiere tregon sa shpejt përhapet virusi dhe mikrobet edhe nëse vishni doreza

Për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, shumë shtete janë nën urdhërat e qëndrimit në shtëpi. Por kjo nuk i pengon njerëzit të ekspozohen padashje ndaj mikrobeve.

Molly Lixey, një ish-infermiere e dhomës së urgjencës në Saginaw, Michigan, tha për CNN se kur shkon në supermarket i shikon të gjithë të pajisur me doreza dhe kjo është është shumë e mirë. Por ka prap diçka shumë shqetësuese në përdorimin e dorezave nëpër dyqane thotë ajo.

Në një video në Facebook, Lixey vendosi të tregojë se sa e shpejtë dhe e lehtë është përhapja e mikrobeve në një dyqan.

“Më tmerron idea që njerëzit besojnë se janë të sigurt vetëm sepse ata kanë veshur doreza dhe nuk janë të vetëdijshëm se ata akoma mund të dëmtojnë veten ose të tjerët,” shprehet ajo.

Ne e dimë që koronavirusi mund të përhapet përmes teshtitjeve dhe kollitjeve, dhe hulumtimet e reja tregojnë se mund të kalohet nga të folurit, ose ndoshta edhe vetëm nga frymëmarrja, gjë që i bën mikrobet kaluese nga objekti në objekt.

Në video ajo ilustron një shembull si mund të marrim mikrobet edhe përmes dorezave nëse shkojmë në një dyqan.

Gjatë pazarit që ne bëjmë mund të marrim shumë baktere dhe ato t’i kalojmë tek telefoni apo portofoli jonë.

Bakteret që ka marrë telefoni nga dorezat mund të kalojnë në fytyrë gjatë një telefonate.

Pra mesazhi i saj i përgjithshëm është se nuk ka kuptim të vishni doreza, nëse nuk do t’i lani duart sa herë që prekni diçka.

Kjo sepse çdo virus apo bakter që ngjiten në dorezat tuaja do kalojnë në telefon apo në çdo objekt tjetër që prekni.

Pastaj nëse dezinfektoni telefonin, mikrobet në të, do të udhëtojnë në dorën tuaj që kështu bëni një kujdes të madh.

/Ora News.tv/