Kjo grua luftoi kancerin e zorrëve me një bimë natyrale

4 vite më parë

Kjo grua luftoi kancerin e zorrëve me një bimë natyrale

Familja e Ivelisse Page ka një histori të trishtë të kancerit të zorrës së trashë. Babai i saj vdiq nga sëmundja rreth të 30-ave. Nisur nga ky fakt, ajo filloi të hante vetëm ushqime organike dhe të bëjë ushtrime të rregullta. Por, cilësia e jetesës nuk pati efekte pozitive, sepse ajo u prek nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 37 vjeçare.

Ajo kishte në 30 cm të zorrës së trashë rreth 28 nyje limfatike. Më vonë iu hoq rreth 20 për qind e mëlçisë. Pasi kishte bërë shumë kërkime mbi sëmundjen e saj, nuk pranoi të bënte trajtimin standart me kimioterapi. Ajo vendosi të përdorë bimën e veshtullës si kurë natyrale dhe 7 vjet që nga diagnostikimi i saj me kancer, ajo është një nga rastet që ka fituar betejën me kancerin, që statistikisht vetëm 11 për qind e pacientëve mund të mbijetojnë.

Trajtimin me këtë bimë ia rekomanduan Dr. Peter Hinderberger. Dr. Hinderberger, me një përvojë pune shumëvjeçare në një klinikë në Zvicër. Që atëherë, veshtulla është bërë një pjesë e rëndësishme në trajtimin kundër kancerit.

Në një studim të vitit 2001 u konfirmua se trajtimi me veshtull rriti nivelin e mbijetesës me rreth 40 për qind në 1668 pacientë me lloje të ndryshme kanceresh. Që nga viti 2011, Ivelisse Page është përpjekur të edukojë njerëzit rreth rëndësisë së trajtimit të kancerit me këtë bimë.