Kjo është shuma e vjedhur në bankën në Veternik

3 vite më parë

Kjo është shuma e vjedhur në bankën në Veternik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në bankën NLB në Veternik të Prishtinës janë grabitur 17 mijë euro.

Sipas raportit, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur, nën kanosjen e armëve nga viktima mashkull, i kanë grabitur rreth 17 mijë euro nga arka si dhe një klienti të bankës rreth 175 .

Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë Të TIPIT VW Golf II me targa lokale.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Aktivpress

Lajme nga rubrika