Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

2 muaj më parë

Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që mundëson edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti. Por, cila është procedura që duhet ndjekur për t’i tërhequr këto para?

Procedurën për tërheqjen e këtyre mjeteve e kishte shpjeguar javë më parë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, shkruan Express.

“Trusti ka përgatit një platformë online që po besojmë që të jetë gati brenda dy javëve. Procedura është e thjeshtë. Vendoset numri personal në ëeb faqe dhe numri i xhirollogarisë dhe pastaj verifikohet me Bankën Qendrore të Kosovës dhe paratë e Trustit do të dalin në xhirollogaritë e njerëzve që janë përfitues, rrjedhimisht që aplikojnë dhe për tri ditë iu dalin paratë në xhirollogari”, ka thënë Tahiri.

Tahiri kishte theksuar se këto para nuk mund të tërhiqen derisa të hyjë në fuqi ligji, të nënshkruhet nga presidenti dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Procedura e aplikimit për tërheqjen e kursimeve do të jetë online.

“Procedura e aplikimit do të jetë e thjeshtë. Do të jepet numri personal dhe i xhirollogarisë, kjo verifikohet nga BQK-ja dhe paratë e Trustit, 10 për qindëshi do të jetë në xhirollogari të përfituesit, atij që aplikon”, kishte bërë të ditur Tahiri.

Ndryshe, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mundësojë rikuperimin e humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).