Kjo është kumtesa për të cilën O’Connell e demantoi Dhurata Hoxhën

5 ditë më parë

Kjo është kumtesa për të cilën O’Connell e demantoi Dhurata Hoxhën

Ambasadori në largim i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Conell menjëherë pas takimit që pati me Ministren në detyrë të Integrimit Evropian, Dhurata Hoxhën, i ka reaguar të njejtës pasi që në komunikatën që u bë publike në media nga MIE pas takimit, sipas ambasadorit u shkruan disa fjalë që nuk u diskutuan fare.

“E vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është praktika jo profesionale dhe jo miqësore e politikanëve të Kosovës, që thonë fjalë që unë nuk ishin të mijat.

Takova sot Ministren e Integrimeve Evropiane, i cila është një mike imja e vjetës. Pas takimit, Ministria e saj lëshoi një deklaratë për shtyp duke dhënë disa qëndrime të mijat. Kjo nuk u bë në pajtim me ambasadën time.

Në fakt, unë nuk kam dhënë ndonjë mendim për implementimin e MSA-së. As që e kemi diskutuar.Nuk folëm për të drejtat e njeriut.

Ne diskutuam për rregullimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk dhashë asnjë vlerësim për punën e institucioneve.

Kjo ka ndodhur disa herë nga institucione të ndryshme dhe parti politike. Tani e tutje, Ambasada ime do të korrigjojë çdo deklaratë të lëshuar pa pëlqimin tone”, ka shkruar ambasadori përmes Facebook-ut.

Në anën tjetër, ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha ka thënë krejt të kundërtën.

“Ambasadori O’Connell, vlerësoi punën e institucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë.

Ministrja Hoxha dhe Ambasadori O’Connell, vlerësuan vizionin drejt integrimeve euro-atlantike, si rruga e vetme prosperuese për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim./Express