Kjo është gjendja e vërtetë shëndetësore e kancelares Merkel

4 muaj më parë

Kjo është gjendja e vërtetë shëndetësore e kancelares Merkel

Në javët e fundit, kancelarja gjermane ka përjetuar përvoja të pazakonta. Ajo pësoi dridhje para kamerave plotë tri herë gjatë takimeve me udhëheqës të huaj.

Ndërsa nuk ka shpjegim për gjendjen e saj shëndetësore në qeverinë gjermane, ka disa histori krejtësisht të ndryshme që vijnë nga Bundestagu për frymëmarrjen e saj të vështirësuar gjatë vizitës së fundit në Paris.

Frymëmarrja e vështirësuar e Angela Merkel ndërsa ajo foli në Paris në ditën e rënies së Bastilës, nuk ka të bëjë me episodet e mëparshme të dridhjes, tha një zëdhënës i qeverisë, shkruajnë mediat gjermane.

Kancelarja gjermane po merrte frymë rëndë gjatë deklaratës së saj të shkurtër në rezidencën e ambasadorit gjerman në Paris, përpara se të vinte në kremtimin më 14 korrik.

Por, zëdhënësi i qeverisë gjermane Stephen Zaybert ka një shpjegim tjetër.

“Kancelarja u ngjit shpejt nëpër shkallë për të arritur gazetarët që ishin duke pritur dhe pastaj menjëherë dha një deklaratë. Nuk ka asgjë të veçantë për publikun, nuk ka vend për spekulime, “tha ai.

Gjendja shëndetësore e Merkelit në javët e fundit ishte subjekt i shumë mediave, pasi shihej qartë se si dridhej pa kontroll në ngjarje publike.

E pyetur për të komentuar se çfarë po ndodhë, Merkel u përpoq të bindte publikun se ishte mirë, pa shpjegime të mëtejshme se çfarë mund të shkaktonte dridhjet.

Petre Bistron, një deputet i Bundestagut nga Alternativa për Gjermaninë, tha në një intervistë për media se shëndeti i Merkelit dhe situata e përgjithshme në BE – “janë probleme të dukshme, por në të dy rastet ato injorohen”.

“Ne jemi tashmë dëshmitarë të tre rasteve që tregojnë gjendjen e Merkelit. Natyrisht ka probleme shëndetësore. Në Bundestag dhe shoqërinë gjermane qarkullojnë thashethemet se “dridhja e kancelares” supozohet të jetë një shenjë e alkoolit ose sëmundjes së Parkinsonit,” tha ai.

Angela Merkel mbushi sot 65-vjeç.

Në vjeshtën e vitit 2018, ajo u tërhoq nga pozita udhëheqëse e partisë dhe njoftoi gjithashtu se nuk do të kandidojë për kancelar kur mandati i saj të skadojë më 2021.