Kitaristi nga Kosova, Ledion Halitaj me çmim të parë në Malin e Zi

3 javë më parë

Kitaristi nga Kosova, Ledion Halitaj me çmim të parë në Malin e Zi

Kitaristi nga Prishtina, Ledion Halitaj, ka shënuar suksesin e radhës në garat me kitarë. Të shtunën në mbrëmje, ai ka fituar çmimin e parë në kategorinë për të rinj deri në moshën 11 vjeç në Konkursin Ndërkombëtar për Kitarë në Malin e Zi, shkruan Gazeta inFokus.

Me çmim të parë në këtë kategori është shpërblyer edhe kitaristja nga Polonia, Sonia Gallino.

Ky sukses i Halitajt, vjen vetëm një ditë pasi ka zënë vendin e parë në dy kategori në Festivalin Ndërkombëtar “Tremolo” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Pos Halitajt, i suksesshëm në gara po tregohet edhe kitaristi tjetër nga Prishtina, Hef Emini. Në Mal të Zi, ai ka fituar çmimin e dytë, siç e ka fituar edhe në Shkup.

Halitaj edhe Emini marrin mësimet për kitarë nga Erhan Mujka. /Gazeta inFokus/