Kitaristi Ledion Halitaj shpallet fitues i çmimit të publikut në dy kategori në Transilvani

6 ditë më parë

Kitaristi Ledion Halitaj shpallet fitues i çmimit të publikut në dy kategori në Transilvani

Nëntëvjeçari nga Kosova, Ledion Halitaj, ka rrëmbyer zemrat e publikut me paraqitjen e tij në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë në Transilvani të Rumanisë, shkruan Gazeta Infokus.

Pasi në fillim të shtatorit, nga juria profesionale është shpallur fitues në kategorinë “Junior” dhe në Kategorinë e Parë, ai sot është shpallur edhe fitues i çmimit të publikut në të dyja këto kategori.

Ndërkaq, fituese e çmimit kryesor të publikut për edicionin e sivjetmë të këtij festivali është shpallur Bilyana Lazarova.

Në këtë festival kanë marrë pjesë 60 kitaristë nga 18 shtete të botës.

Për moshën që e ka, Ledioni konsiderohet si talent i rrallë.

Nga viti i kaluar kur ka filluar t’i marrë mësimet e para nga profesori Erhan Mujka, e deri më sot, ai ka fituar 10 çmime ndërkombëtare të jurisë në pesë shtete të ndryshme dhe tri çmime të publikut./Gazeta Infokus/