Kitaristi i vogël shqiptar fiton 10 çmime ndërkombëtare në një vit e gjysmë

4 ditë më parë

Kitaristi i vogël shqiptar fiton 10 çmime ndërkombëtare në një vit e gjysmë

Është vetëm 9-vjeç por Ledioni Halitaj e ka nisur mbarë rrugëtimin në muzikë. I riu ka filluar të merret me kitarë nga janari i vitit 2020 dhe brenda të njëjtit vit ka fituar katër disa çmime ndërkombëtare. Për moshën që e ka, Ledioni konsiderohet si talent i rrallë.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ledioni tregoi për gazetarët se tashmë numëron 10 çmime të rëndësishme në 5 shtete. Në Rumani, Ledioni ka fituar çmimin e parë të jurisë dhe çmimin e publikut në kategorinë “Junior”.

Ai gjithashtu ka zënë vendin e parë në dy kategori në Shkup, një vend të parë në Mal të Zi dhe një në Kosovë. Ndër të tjera, ai tregoi se tashmë ka synim të rrëmbejë sërish çmimin e parë në festivalet që dëshiron të marrë pjesë, në Mitrovicë dhe në Pejë. /abcnews.al