Kim Jong Un kërcënon: Butonin bërthamor e kam në tavolinë

2 vite më parë

Kim Jong Un kërcënon: Butonin bërthamor e kam në tavolinë

“Butoni i armëve bërthamore është gjithmonë në tryezën time!”. Në fjalimin e vitit të ri, udhëheqësi koreano-verior nuk hoqi dorë nga tonet kërcënuese duke paralajmeruar SHBA se nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të nisë një lufte. Kim Jong Un tha se e gjithë Amerika e veriut është brenda rrezes së armëve bërthamore, e ky sipas tij është një realitet.

Por ndërsa gjuha kundër Uashingtonit mbetej e ashpër, diktatori koreanoverior pati një ton më të butë ndaj fqinjit jugor, duke sugjeruar se ishte i hapur për dialog. “Ne duhet të shkrijmë marredheniet e ngrira te jugut dhe veriut, per ta kthyer kete ne nje vit historik per kombin’-ishin fjalet e Kim Jong Un, i cili shtoi gjithashtu se Peniani mund të dërgonte një ekip përfaqësues në Lojërat Olimpike dimërore të Seulit.

Kur iu kërkua nga gazetarët t’i përgjigjej kërcënimeve të liderit koreanoverior, presidenti amerikan Donald Trump u mjaftua të thotë: ‘Do të shohim, do të shohim”.

Komentet i bëri nga resorti i Mar a Lagos në Florida, ku edhe festoi vitin e ri. Koreja e Veriut është vënë nën shënjestër të kritikave e sanksioneve të shumta gjatë vitit të shkuar, për shkak të programit bërthamor dhe testimeve të përsëritura të raketave balistike.

Shteti komunist pretendon se është kthyer në një shtet bërthamor, edhe pse ekziston një skepticizëm ndërkombëtar lidhur me aftësitë e saj për të ndërmarrë një sulm të tillë. Në fjalimin e tij, Kim Jong Un ritheksoi fokusin tek programi nuklear por nënkuptoi se vendit i mbeteshin ende disa faza para se të përmbushte ambicien./TCh